Presidenti Erdogan shpreh ngushëllimet për sulmet në Paris

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli, shkruan se Presidenti i Turqisë, në lidhje me sulmet në Paris tha se " homologut Hollande dhe popullit francez i shpreh ngushëllimet e mia për jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit".

Presidenti Erdogan shpreh ngushëllimet për sulmet në Paris

Presidenti Erdoğan ka pohuar ndër të tjera se "është e pamundur të shpjegohen me vlera njerëzore dhe morale ngjarjet e marrjes së pengjeve të përjetuar në një sallë koncerti. Kjo ngjarje tragjike me dhimbje ka treguar saktësisht ndjeshmërinë tona që prej kohësh kemi shprehur kundër terrorizmit".

Erdoğan ka vënë në dukje se: “Si komunitet ndërkombëtarë kemi shprehur gjithmonë se duhet të ketë një konsensus kundër terrorizmit dhe kemi vazhduar me ndjeshmëri luftën tonë kundër terrorizmit, dhe vazhdojmë gjithashtu. Por dua të rikujtoj se ndodhemi në fund të fjalës në lidhje me çështjen e luftës kundër terrorizmit, dhe dua të rikujtoj gjithashtu se ndodhemi veçanërisht në një periudhë qe kjo duhet të dali në plan të parë".

"Si Turqi në çështjen kundër terrorizmit qëndrimin tonë parimor do ta vazhdojmë edhe më tej në të njëjtën mënyrë. Njerëzit e popullit tim në Ankara, Suruç, Gaziantep, Diyarbakır, Şırnak e dinë shumë mirë këtë situatë, dua të dini se çfarë mendojmë, çfarë kemi menduar dhe të njëjtën gjë mendojmë dhe ndiejmë edhe për aktet në Paris".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme