Rusia gati për ndërtimin e "Turkish Stream"

Rusia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë negociatat për gazsjellësin “Turkish Stream”, deklaroi të enjten ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak, sipas agjencisë ruse të lajmeve, “RIA Novosti”.

Rusia gati për ndërtimin e "Turkish Stream"

“Që të vazhdojnë negociatat për ‘Turkish Stream’, ne po presim që pas zgjedhjeve të nëntorit qeveria e Turqisë të bëjë emërimin e zyrtarëve të rinj nga ana e qeverisë së saj”, theksoi Novak.

Gazsjellësi “Turkish Stream” është një projekt ruso-turk për ndërtimin e tubacioneve që transportojnë gaz natyror nga Rusi në Turqi nëpërmjet Detit të Zi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme