Ushtria turke përgatitet për operacion kundër PKK

Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) po përgatiten për një operacion të gjithanshëm në veri të Irakut, me qëllim pastrimin e zonës plotësisht nga terroristët.

Ushtria turke përgatitet për operacion kundër PKK

Ushtari turk pas goditjeve të mëdha që i dha organizatës terroriste PKK në Ikiyaka, Malet Buzul dhe Luginën Doski, filloi të pastrojë zonën nga kurthet me eksplozivë artizanalë të improvizuar të vendosur nga terroristët në itineraret kryesore.

Forcat e sigurisë punimet i kanë intensifikuar në rrugën Shemdinli-Alltënsu (Şemdinli-Altınsu), ku PKK-ja ka vendosur një numër të madh bombash artizanale, ndërkohë kanë garantuar sigurinë e mundshme para fillimit të operacionit tokësor në veri të Irakut.

Ndërkohë që malet dhe rrugët po pastrohen nga rreziku i eksplozivëve të improvizuar të PKK-së, për të goditur njësitë e organizatës përtej kufirit pritej fillimi i reshjeve të dëborës. Me fillimin e dëborës forcat turke të sigurisë tani kanë mundësi të veprojnë më lehtë në drejtim të përndjekjes së terroristëve.

Dobia më e madhe që u sjell trupave komando rënia e dëborës është se gjatë rrugës për të kaluar në veri të Irakut, humbasin efektin e tyre kurthet potenciale me bomba si dhe nuk funksionon sistemi i aktivizimit të tyre. Pretendohet se reparteve speciale të zonës u është komunikuar urdhri “filloni përgatitjet për një operacion tokësor, i cili ka gjasa të realizohet në fund të nëntorit”.

Në muajt e verës ushtria turke ka dhënë shumë dëshmorë si pasojë e aktivizimit me telekomandë nga ana e terroristëve të eksplozivëve artizanalë në momentin që pranë bombave kanë qenë duke kaluar forcat e sigurisë dhe sulmimi i forcave të sigurisë me mitraloz kundërajror pas shpërthimit të këtyre bombave. Kurse në operacionet e ushtrisë turke në trekëndëshin Ikiyaka-Buzul-Doski janë asgjësuar 119 terroristë të PKK-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme