Erdogan: Ata që i hedhin dru zjarrit do të përfshihen nga flakët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi edhe një herë vendet perëndimore në lidhje me Sirinë.

Erdogan: Ata që i hedhin dru zjarrit do të përfshihen nga flakët

“Gjaku i një të pafajshmi që vritet në Siri është në duart e të gjitha atyre vendeve dhe instituteve që kanë në dorë fuqinë për ta parandaluar këtë dhimbje” tha Erdogan.

Ai i bëri thirrje botës edhe për terrorin dhe tha: “Nëse nuk tregohet një qëndrim parimor kundër terrorit, zjari do të përfshijë tërë botën”.

Presidenti i Turqisë mbajti një fjalim në Mbledhjen e Kryetarëve të DEIK (Komiteti i Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare) dhe Ambasadorëve dhe paralajmëroi Perëndimin për çështjen e Sirisë.

“Të gjithë ata që i hedhin dru zjarrit të Sirisë, nuk do të mund të shpëtojnë nga përfshirja e të njëjtit zjarr. Ky është një paralajmërim miqësor i shprehur me sinqeritet”.

Erdogan rikujtoi propozimet e Turqisë për zgjidhje “Hajde realizojmë programin trajno-pajis, shpallim rajonin e ndalimit të fluturimit në një zonë të pastruar nga terrori dhe i gjejmë zgjidhje kësaj çështjeje”.

“Gjaku i një të pafajshmi që vritet në Siri është në duart e të gjitha atyre vendeve dhe instituteve që kanë në dorë fuqinë për ta parandaluar këtë dhimbje” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme