Turqia evokon me respekt arkitektin e saj, Ataturkun

Themeluesi i Republikës, Mustafa Qemal Ataturku, evokohet me mirënjohje nga të gjithë në 77-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Turqia evokon me respekt arkitektin e saj, Ataturkun

Stacioni i parë i ceremonive në kryeqytetin turk ishte Anıtkabir-i, ku ndodhet edhe varri monumental i Ataturkut.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe delegacioni i parisë shtetërore që e shoqëronte përshkuan në këmbë Rrugën e Luanëve dhe pastaj u ngjitën në vendin, ku ndodhet Mauzoleu i Ataturkut.Ataturku

Pas vendosjes së kurorës me lule nga Presidenti Erdoan mbi mauzole, në të katër anët e vendit ranë sirenat dhe u mbajtën 2 minuta qëndrim nderi.

Pastaj Erdoan nënshkroi librin e posaçëm të shënimeve të Mauzoleut.

Me rastin e 77-vjetorit të ndarjes nga jeta, Mustafa Qemal Ataturku, u përkujtua edhe në Stamboll. Në dhomën dhe në orën kur Ataturku ka mbyllur sytë në Pallatin Dolmabahçe pjesëmarrësit përjetuan momente të veçanta. Populli u përul me respekt përpara kujtimit të shenjtë të Babait të kombit.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe zv.Kryetarja e Kuvendit të Turqisë (TBMM), Shafak Pavely. Kur akrepat e orës tregonin 9 e pesë minuta u bënë 3 të shtëna topi.

Shumë njerëz që donin të evokonin Ataturkun erdhën që në orët e para të mëngjesit në Pallatin Dolmabahçe.

Vizitorët u pranuan në grupe në dhomën, ku Ataturku ka mbyllur sytë më 10 nëntor të vitit 1938. Në mesin e vizitorëve që vendosën trëndafila mbi shtratin e Ataturkut kishte edhe turistë të huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme