Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Merren të gjitha masat e sigurisë për G20

Në zonën turistike të Antalyas, Belek, e cila përgatitet të presë Samitin e Liderëve të G20-s, që do të mbahet në datat 15-16 nëntor, masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.

Turqi - Merren të gjitha masat e sigurisë për G20

g20 TurqiNë samitin, ku do të marrin pjesë liderët e 20 shteteve me ekonomitë më të zhvilluara, janë angazhuar gjithsej 20 mijë trupa të policisë dhe xhandarmërisë turke në shërbim të 13 mijë pjesëmarrësve, që pritet të vijnë në këtë qytezë turistike.turist ne Turqi

Zona kryesore, ku dhe do të zhvillohet samiti, në Belek, trafiku do të jetë i mbyllur prej datave 10-17 Nëntor.

Për shkak se Beleku është shpallur “zonë e sigurisë së lartë”, rruga tokësore ndërmjet aeroportit të Antaljas dhe Belekut është e pajisur me qindra kamera sigurie, të cilat kanë aftësi të identifikojnë targën dhe fytyrën.

Zona, ku do të mbahet samiti, do të mbrohet nga ajri, toka dhe deti, nga trupat policore, të xhandarmërisë dhe rojës bregdetare.

Është krijuar gjithashtu edhe një hapësirë ajrore, ku janë të ndaluara fluturimet gjatë periudhës së qëndrimit të liderëve botërorë në Antalya.

g20 TurqiGjatë kohës që samiti do të vazhdojë punimet, në datat 11-17 nëntor askush nuk do të mund të hyjë pa autorizimin përkatës në fushat e golfit dhe hotelet që ndodhen përreth zonës së sigurisë në Belek.

Ndërkohë që, për sa i përket mundësisë së vizitës së qytetit të lashtë të Aspendosit dhe teatrit nga liderët apo bashkëshortet e tyre janë përforcuar kamerat e sigurisë në këto vende historike.

Për datat 11-17 nëntor në vendet e njohur me emrat Yçkumtepesi (Üçkumtepesi), Tashlëburun (Taşlıburun) dhe Iskele në Belek, është kërkuar mbyllja e të gjitha aktiviteteve në 31 hotele me 5 yje. Gjatë këtyre datave, 22 hotelet e paracaktuara do t'i shërbejnë samitit dhe delegacioneve. Për delegacionin e vendeve pjesëmarrëse është vënë në dispozicion nga një hotel më vete.belek

Gjithashtu është përcaktuar edhe një hotel i posaçëm për rreth 3 mijë gazetarë, të cilët priten të ndjekin samitin.

Xhamat e ashensorëve që do të përdoren nga liderët, janë ndërruar me xhama anti-plumb. Kurse në disa hotele, në përgjigje të kërkesave janë hequr ose janë fiksuar mobiliet e lëvizshme në dhomat, ku do të qëndrojnë liderët.

G20 TurqiNga ana tjetër, ka mbërritur në Antalia një pjesë e delegacionit të Arabisë Saudite, i cili bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dy delegacionet më të mëdha në numër që marrin pjesë në samitin e G20-ës.

Në Antalja janë sjellë sendet personale të Mbretit saudit, Salman dhe të delegacionit të tij. Të gjitha sendet personale, që do të përdoren nga Mbreti dhe Princi i Arabisë Saudite, duke filluar që nga çarçafët, gotat që do të përdorin e deri tek rrobat që do të veshin, pra harruar as detajin më të vogël, janë transportuar me 16 kamionë nga aeroporti në hotelin, ku do të vendoset delegacioni arabosaudit, për të cilin kanë ardhur edhe 65 automjete zyrtare, prodhim special.g20 Turqi

Me rreth 1000 vetë, delegacioni i Arabisë Saudite është i vetmi delegacion që nuk do të qëndrojë në Belek. Për delegacionin saudit janë përgatitur 546 dhoma në zonën e njohur turistike Kundu të Antalias.

Mbreti Salman dhe Princi Telal do të qëndrojnë përreth 2 javë në vila private, ku vetëm një natë kushton 15 mijë euro.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme