Timmermans: Kriza e emigrantëve s'mund të zgjidhjet pa Turqinë

Zv/presidenti i Parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, deklaroi se të heqësh dorë nga Turqia do të ishte një lëvizje e palogjikshme edhe për vetë interesat e BE-së.

Timmermans: Kriza e emigrantëve s'mund të zgjidhjet pa Turqinë

Ministër i Jashtëm i Holandës në vitet 2012-2014, Timmermans theksoi se kriza e emigrantëve, që duket se ka vendosur Evropën me shpatulla pas murit, nuk mund të zgjidhjet pa ndihmën e Turqisë.

Timmermans, i cili mbështet fuqishëm hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE, tërheq vëmendjen se Ankarasë mund t'i kërkohet jetësimi i reformave vetëm pasi të jenë hapur disa kapituj.

Në një fjalim përpara Komisionit Evropian, ku u ndal sidomos mbi dilemat e viteve të fundit në Evropë, me në krye krizën financiare dhe problemin e emigracionit, ish-ministri holandez i Punëve të Jashtme u shpreh pesimist në lidhje me bashkëpunimin brenda Unionit.

“S'jam aspak optimist sa i përket kësaj çështjeje. Është hera e parë që mendoj se bashkëpunimi ndërevropian mund të marrë fund. Më parë as që më ka shkuar në mendje diçka e tillë. Duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar këtë gjë", vlerësoi zv/presidenti i Parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.



Lajme të ngjashme