THY shpëton pasagjerët e bllokuar në Sharm El-Sheik

Turkish Airlines ka anuluar fluturimet e saj për dhe nga ky qytet për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.

THY shpëton pasagjerët e bllokuar në Sharm El-Sheik

Kompania e linjave ajrore turke, Turkish Airlines, solli në Turqi pasagjerët e bllokuar në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Turkish Airlines ka anuluar fluturimet e saj për dhe nga ky qytet për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë pas rrëzimit të avionit rus më 31 tetor.

Sot 135 pasagjerët, të cilët prisnin për të braktisur Sharm el-Sheikh, u dërguan në Aman të Jordanisë me një avion të marrë me qira, bëri të ditur shërbimi informativ i Turkish Airlines.

“Për shkak të çështjeve të sigurisë mbi aeroportin e Sharm el-Sheikh fluturimet tona për dhe nga ky destinacion janë anuluar deri më 16 nëntor. Në situatën e tanishme, plani për evakuimin e pasagjerëve që ende janë në Sharm el Sheikh do të bëhet më vonë”, theksuan nga Turkish Airlines.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme