THY, kompania më e madhe në Afrikë

Shoqëria Ajrore Turke (THY) është kompania që realizon fluturime në më shumë vende dhe ka linjat më të shumta të jashtme në botë.

THY, kompania më e madhe në Afrikë

Pas Kejptaunit dhe Johanesburgut, Durbani është destinacioni i tretë i Linjave Ajrore Turke (THY) në Afrikën e Jugut.

Në fluturimin e parë me transit Stamboll-Johanesburg-Durban mori pjesë cwrCEO-ja e kompanisë THY, Ilker Ajxhë (İlker Aycı).

-“Në kuadër të politikës tonë për t’u rritur në nivel global, një vend shumë të veçantë i kushtojmë Afrikës. Aktualisht ne fluturojmë në 46 pika të ndryshme të Afrikës. Nga Stambolli kemi fluturime direkte edhe për në Johanesburg, edhe për në Kajptaun. Një nga qytetet e rëndësishme të Afrikës së Jugut është edhe Durbani. Fluturimet në këtë qytet do të nisin me 4 herë në javë, shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër numrin ta rrisim në 7 herë në javë. Për momentin jemi kompania që fluturojmë në më shumë destinacione në botë. Kemi fluturime në 111 vende të botës dhe në 280 destinacione të ndryshme”, sqaroi Shefi Ekzekutiv i Turkish Airlines (THY), Ilker Ajxhë.

Avioni i linjave ajrore turke (THY) në aeroportin “King Shakaya” u prit me ceremoni.

Autoritetet vendore në fjalimet që mbajtën në ceremoni thanë se janë shumë të kënaqur që me anë të kompanisë turke THY do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt 280 qyteteve të botës.

Kryetari i Këshillit Drejtues, Ilker Ajxhë dhe Ambasadori Kaan Esener në fjalimet që mbajtën në gjuhën angleze thanë se tregtia e jashtme e Turqisë është rritur me shpejtësi në çdo vend të Afrikës, ku linjat ajrore turke kanë fluturime të rregulla.

Me Mbrëmjen Gala të organizuar në Durban nga Linjat Ajrore Turke (THY) u prezantua Kultura Turke.

Ndërsa vendi mikpritës dha një shfaqje me zjarr.

Në qytetin Durban të Afrikës së Jugut, i cili ka një natyrë dhe klimë të mrekullueshme, mund të bëni edhe Safari.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme