Një ushtar bie dëshmorë si pasojë e sulmit të PKK

Një ushtar ra dëshmor si pasojë e zjarrit të hapur nga terroristët në Prefekturën Yuksekova ndaj autokolonës ushtarake.

Një ushtar bie dëshmorë si pasojë e sulmit të PKK

Autokolona që shkonte nga Semdinli për në Juksekova u sulmua me armë të rënda nga terroristët.

Ekipet e Drejtorisë së Policisë së këtij rrethi që erdhën në vendngjarje u përfshinë në përleshjen me armë me terroristët, ku mbeti i plagosur edhe 1 polic.

Polici i plagosur u mor nën kurim në Spitalin Shtetëror në Yuksekova. Për kapjen e terroristëve ka filluar një operacion i gjerë në rajon.

Ndërkaq, në operacionin kundër strukturës rinore të organizatës terroriste të PKK-së në Adana, gjatë protestave u kap një person, për të cilin pretendohet se është përgjegjësi i organizatës për një lagje të këtij rrethi.

Personi i marrë në pyetje në polici, pas procedurave u dërgua në gjykatë ku u dha vendim për tu burgosur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme