Mysafirët e posaçëm të samitit G-20

Përqendrimi i Turqisë është kthyer në Antalya ku do të mbahet samiti i grupit G-20.

Mysafirët e posaçëm të samitit G-20

Turqia, e cila është kryesuesja e radhës e grupit G-20, është përqendruar në samitin historik të liderëve që do të organizohet në Antalya.

Në samit që do të mbahet më datat 15-16 nëntor do të marrin pjesë liderët e 19 vendeve të zhvilluara.

Ndërkaq Azerbajxhani, Malajzia, Senegali, Singapori, Spanja dhe Zimbabve do të jenë mysafirë të posaçëm të Turqisë të ftuar nga ana e Presidentit Erdogan, i cili është edhe “kryesuesi i radhës së G-20”.

Edhe pse Malajzia nuk është anëtare e G-20-ës, Kryeministri i këtij vendi, Naxhib Tun Razak do të marr pjesë në cilësinë e kryesuesit të radhës për vitin 2015 të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Edhe Presidenti i Senegalit, Macky Sall është i ftuar për shkak të postit të tij në krye iniciativës së Partneritetit të Ri për Zhvillimin e Afrikës (NEPAD).

Ndërkaq Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong në këtë samit do të marr pjesë për shkak të rolit të “qendrës globale të financave” që mori përsipër vendi i tij.

Ndërkohë Presidenti Erdogan do të udhëtoj sot për në Antalya për të inspektuar nga afër punimet përgatitore për këtë samit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme