Kalin: Kriza siriane dhe DAESH në fokus të G20-s

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se kriza e Sirisë dhe organizata terroriste DAESH do të jenë dy prej pikave kryesore të agjendës së samitit të G20-s, që do të fillojë në 15 nëntor në Antalya të Turqisë.

414166
Kalin: Kriza siriane dhe DAESH në fokus të G20-s

Në konferencën për shtyp mbajtur sot në Pallatin Presidencial, Kallën tha se Samiti do të fillojë me pritjen që do të japë Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) darkën e 15 nëntorit.

Pastaj liderët do të mbajnë takimin me temë “kriza e refugjatëve dhe terrori”, sqaroi Zëdhënësi i Presidencës turke, duke shtuar se në kuadër të samitit do të realizohen gjithsej 6 mbledhje.

Në rendin e ditës së punimeve të Samitit do të jenë edhe kryefjalët që Turqia ka nxjerrë në pah gjatë presidencës së radhës së G20-s, -u shpreh Kallën, ndërsa rikujtoi se gjatë presidencës turke janë ngritur 6 grupe të ndryshme nën emrat “Rini-20”, “Gruaja-20”, “OJQ-20”, “Think-Tank-20”, “Puna-20”, “Sipërmarrja-20”.

“Në këtë kuadër do të shtrohen për diskutim në tryezë edhe kryefjalë të tjera botërore siç janë: ndryshimi klimatik, bashkëpunimi energjetik, zhvillimi i qëndrueshëm, tema për të cilat janë bërë edhe punime paraprake”, cilësoi ndër të tjera Kallën.

Ibrahim Kallën shtoi se në kuadër të samitit janë paraparë takime dypalëshe të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan me liderët që do të vijnë në Antalya.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme