Erdogan: Turqia e merr forcën nga historia e saj

Erdogan mbajti një fjalim me rastin e përvjetorit të 77-të të vdekjes së Ataturkut që u organizua nga ana e Institutit “Ataturk” i Kulturës, Gjuhës dhe Historisë.

Erdogan: Turqia e merr forcën nga historia e saj

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia fuqinë e saj e merr nga historia.

Erdogan mbajti një fjalim me rastin e përvjetorit të 77-të të vdekjes së Ataturkut që u organizua nga ana e Institutit “Ataturk” i Kulturës, Gjuhës dhe Historisë.

Duke theksuar se Turqia nuk mund të paramendohet pa historinë dhe civilizimin e saj Presidenti Erdogan foli kështu: “Duke mbrojtur republikën nuk mund të neglizhojmë e refuzojmë as selxhukasit e as osmanlinjtë, sepse fuqia jonë buron nga kjo. Ne jemi vazhdim i një shteti me prejardhje fisnike”.

Erdogan nënvizoi se është e nevojshme që krahas përvjetorit të kremtimit të themelimit të republikës të kremtohen edhe përvjetorët e themelimit të shteteve tjera turke në këto troje, ndërsa rikujtoi se populli turk ishte prezent në Anadoll edhe para themelimit të republikës.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdogan tha se është e nevojshme të hiqen pengesat në rrugën e integrimit të historisë dhe civilizimit turk ndërsa shtoi se “Republikës së Turqisë i dalin për zot të 78 milionë banorët dhe ky është emri i atdheut të atyre që veten e njohin si qytetarë të saj. Dhe nuk bëhet fjalë për kthim prapa”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme