Erdoan:Të bashkuar në një komb, një flamur, një atdhe, një shtet

Në mesazhin publikuar me rastin e 77-vjetorit të vdekjes së Ataturkut, Presidenti Erdoan thotë: “Nuk kemi pasur kurrë ndonjë dyshim mbi suksesin e përpjekjes që ne vazhdojmë përreth parimit “Një komb, një flamur, një atdhe, një shtet”.

Erdoan:Të bashkuar në një komb, një flamur, një atdhe, një shtet

Në mesazhin e publikuar me rastin e 77-vjetorit të vdekjes së Ataturkut, Presidenti Erdoan thotë se Ataturku e ka shkruar emrin në histori si një lider respektuar.

Vazhdojnë përpjekjet për ta ngritur në një nivel më të lartë Turqinë, e cila u është lënë amanet brezave të ardhshëm, për ta bërë atë një vend më të fuqishëm, vijon Erdoan në mesazhin e tij.

Duke nënvizuar se Turqia ka bërë përparime të rëndësishme, në veçanti këto 13 vitet e fundit, në përpjekjet e saj në drejtim të demokracisë dhe zhvillimit, Erdoan rikujton se Turqia përballet me sulme të ndryshme.

-“Kurrë nuk kemi pasur dyshime se lufta që vazhdojmë kundër këtyre sulmeve të bashkuar rreth parimit “Një komb, një flamur, një atdhe, një shtet”, do të finalizohet me sukses”, shkruan Presidenti turk në mesazhin e tij.

-“Ataturku e udhëhoqi këtë vend në kohën më të vështirë të tij dhe e përmbylli me sukses luftën për pavarësi dhe ardhmëri, rikujton Erdoan, duke shtuar se “edhe ne sot përballë zhvillimeve në vendin dhe rajonin tonë po veprojmë me të njëjtën maturi dhe mendjemprehtësi, dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë edhe në ardhmen”.

Gjithashtu Erdoan përmend në mesazhin e tij edhe objektivat e vendit për vitin 2023 dhe shkruan: “Ne si Turqi jemi të vendosur për ta vazhduar përpjekjen tonë drejt realizimit të objektivave tona 2023 duke punuar të gjithë së bashku, në unitet, të fortë, energjik dhe si vëllezër”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme