PKK nuk pyet më as për gra e fëmijë

Si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur nga pjesëtarët e organizatës terroriste në qytezën Shemdinli (Şemdinli) të Hakarit, janë plagosur dy fëmijë, aktualisht në gjendje kritike për jetën.

PKK nuk pyet më as për gra e fëmijë

Organizata terroriste separatiste PKK vazhdon sulmet pa bërë dallime në gra e fëmijë.

Si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur nga pjesëtarët e organizatës terroriste në qytezën Shemdinli (Şemdinli) të Hakarit, janë plagosur dy fëmijë.

Fëmijët u dërguan menjëherë në spital, por gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të jetë kritike.

Prefektura e Hakarit njoftoi se fëmijët ishin plagosur në një arë në vendin e quajtur Yzymkëran (Üzümkıran), ku ata kishin shkuar për të mbledhur dru në kuadër të përgatitjeve për stinën e dimrit.
Nga ana tjetër terroristë, anëtarë të organizatës separatiste PKK, kanë sulmuar me armë automatike dhe raketa automjetin e policisë në qytezën Xhizre (Cizre) të provincës së Shërnakut (Şırnak).

Forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjën menjëherë zjarrit të terroristëve.

Predha e raketës së lëshuar nga terroristët goditi pavionin e dializës në Spitalin Shtetëror të Xhizres.

Mësohet se në ngjarje nuk ka humbje jetë njerëzish dhe të plagosur, por nga shpërthimi i predhës në objekt janë shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e sulmit terrorist është mbyllur përkohësisht shërbimi i emergjencës së spitalit dhe ka filluar operacioni për kapjen e terroristëve, që arritën të larohen nga vendi i ngjarjes.

Në operacionet e forcave të rendit janë arrestuar 1 pjesëtar i organizatës terroriste në Shërnak, dhe 12 persona pjesëtarët ë organizatës terroriste DAESH në qytezën Karkamësh (Karkamış) të Gaziantepit.

Në 83 mijë e 500 sulmet që ka kryer organizata terroriste PKK gjatë viteve 1984-2015 kanë humbur jetën 6 mijë e 741 qytetarë, shumica banorë të zonave Lindore dhe Juglindore të vendit, si dhe janë plagosur 14 mijë e 257 të tjerë.

Si rezultat i përpjekjes së palodhur 31-vjeçare të forcave turke të sigurisë si në qytet, ashtu edhe në zonat malore janë asgjësuar 22 mijë e 374 anëtarë të organizatës terroriste, ndërsa 1 mijë e 480 terroristë janë kapur të plagosur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme