Antalja,"oazi i turistëve"

Turistët në qytetin Alania të rrethit Antalya, janë duke shijuar ende motin me diell dhe larjen në det në këto ditë nëntori.

Antalja,"oazi i turistëve"

Alania, vendi ku shijohet më së shumti deti dhe dielli.

Turistët në qytetin Alania të rrethit Antalya janë duke shijuar ende motin me diell dhe larjen në det në këto ditë nëntori.

Moti i mirë dhe i ngrohtë po u jep turistëve vendas dhe të huaj një mundësi të artë për të shijuar plazhet e kësaj zone siç janë: Kleopatra, Kejkubat dhe Damllatash.

Temperatura më e lartë në vend sot ka shënuar 26 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit është 25 gradë.

Lagështia e ajrit është rreth 50%, ndërsa reshje shiu nuk pritet të ketë deri të premten.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme