Turqi, martirizohet një ushtar dhe vriten pesë terroristë të PKK

Një ushtar turk ka rënë dëshmor gjatë një sulmi me mina nga terroristët e PKK-së në provincën juglindore Sirnak në Turqi.

Turqi, martirizohet një ushtar dhe vriten pesë terroristë të PKK

Një ushtar turk ka rënë dëshmor gjatë një sulmi me mina nga terroristët e PKK-së në provincën juglindore Sirnak në Turqi.

Prefektura e Sirnak-ut tha se ushtari ka shkelur në një minë në fshatin Uludere, afër kufirit me Irakun.

Në kumtesën e ushtrisë turke thuhet se të premten pesë terroristë të PKK-së u vranë nga forcat turke të sigurisë në lindje të vendit.

Ushtria tha se katër terroristë të PKK-së u vranë në provincën lindore turke të Diyarbakir-it, ndërsa një terrorist tjetër u vra në Sirnak gjatë operacioneve të vazhdueshme të sigurisë.

Ushtarët shkatërruan 18 bunkerë dhe një depo të fshehtë të armëve, thuhet në kumtesë.

Forcat turke të sigurisë luftojnë PKK-në që nga shkelja e armëpushimit në fund të korrikut, në sulmin kamikazë të organizuar në Suruç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme