Davutoglu: Bisedimet me BE-në duhet të përparojnë ndjeshëm

Kryeministri Ahmet Davutollu i ka dërguar një letër falënderimi Kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Këlaud Junker, ku i shkruan se zgjedhjet ishin zotimi i qytetarit turk për besnikërinë ndaj demokracisë.

Davutoglu: Bisedimet me BE-në duhet të përparojnë ndjeshëm

Pas zgjedhjeve të 1 nëntorit, Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Këlaud Junker (Jean Claude Junker) i kishte dërguar një letër urimi Kryeministrit Ahmet Davutollu.

Edhe kryeministri turk i ktheu përgjigje kësaj letre, të cilën e publikoi edhe në Twitter. Në këtë letër Davutollu e falënderon Junkerin për urimet dhe thotë se zgjedhjet ishin zotimi i qytetarit turk për besnikërinë që ka ndaj demokracisë.

Kryeministri Davutollu përmes letrës i rikujtoi edhe një herë Junkerit përpjekjet që është duke bërë Turqia për të hyrë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se negociatat për anëtarësim në BE duhet të shënojnë një proces konkret të nivelit të lartë.

Ndër të tjera Davutollu tha se Bashkimi Evropian duhet ta ndajë barrën e refugjatëve, krizë që vazhdon të rritet këto kohët e fundit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme