Akdogan i përgjigjet pyetjeve në ekranet e TRT-së

Zëvendëskryeministri, Yalçin Akdogan tha se nuk është lehtë që një parti të arrijë të jetë e vetme në pushtet në një parlament ku bëjnë pjesë 4 parti.

Akdogan i përgjigjet pyetjeve në ekranet e TRT-së

Zëvendëskryeministri, Yalçin Akdogan tha se nuk është lehtë që një parti të arrijë të jetë e vetme në pushtet në një parlament ku bëjnë pjesë 4 parti.

Duke e bërë të ditur se prioritet do të jetë hartimi i një kushtetute të re Akdogan tha se edhe sistemi presidencial do të jetë i përfshirë në këtë kushtetutë.

Zëvendëskryeministri Yalçin Akdogan iu përgjigj pyetjeve gjatë pjesëmarrjes në një program të TRT-së.

“Shpresojmë që secili të nxjerr mësime nga kjo. Ne vazhdojmë të marrim mësime, mundohemi të kuptojmë qytetarët, pra neve na thonë se keni marrë 50% të votave sa mundoheni ta kuptoni këtë pjesë? Është e drejtë, për këtë arsye rritet edhe numri i jonë i votave, është detyrë e qeverisë për të përqafuar popullin, për ti shërbyer secilit pa dallim, është detyrë për të menaxhuar me këtë psikologji shoqërore”, u shpreh Akdogan.

Në mes tjerash Akdogan tha se zgjedhësit kanë votuar për siguri dhe stabilitet ndërsa vijoi me këto fjalë: “Bomba që shpërtheu në Ankara 3 javë para zgjedhjeve si objektiv kishte lënien nën hije të zgjedhjeve, pra kishte për qëllim goditjen e fushatave zgjedhore. Prapa këtyre sulmeve të terrorit qëndronte mendimi se si mund ti shtyjmë, ti pengojmë këto zgjedhje. Për këtë arsye përfundimi me sukses i këtij procesi, mbajtja e zgjedhjeve është një sukses në vete. Këtu është shumë e rëndësishme që si reagim ndaj terrorit të normalizohet i jeta dhe të forcohet politika. Dhe kjo përfundoi në këtë mënyrë”.

Akdogan tha se qytetarët kanë parë edhe qëndrimin e shtetit ndërsa shtoi: “Shteti hodhi hapat e nevojshme në drejtim të sigurisë së zgjedhjeve. Para zgjedhjeve shtroheshin pyetjet në lidhje me sigurinë. Por, është parë se sa në vend ishin masat e marra. Edhe kjo është një sukses i madh. Është kapërcyer një rrugë e gjatë në çështjen e sigurisë së zgjedhjeve”.

Ndërkaq në një vlerësim tjetër të bërë për një kanal televiziv privat Yalçin Akdogan preku edhe në debatet në lidhje me kushtetutën e re.

Duke e bërë të ditur se sistemi aktual nuk është i mjaftueshëm për Turqinë, Akdogan tha: “Sistemi presidencial është parimi ynë themelor. Ne nuk do të hedhim hap prapa në këtë çështje dhe do të bëjmë përpjekje të mëdha në këtë drejtim”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme