Erbakan: Turqia, rol pararojë në zhvillimin e Qipros

Presidenti i Fondacionit “Erbakan”, Fatih Erbakan, tha se Turqia me anë të investimeve të fuqishme ekonomike dhe duke krijuar mundësi punësimi në Republikës Turke të Qipros së Veriut duhet të luajë një rol pararojë në zhvillimin e Qipros turke.

Erbakan: Turqia, rol pararojë në zhvillimin e Qipros

Në kryeqytetin e Qipros turke, Lefkoshe u mbajt një simpozium ndërkombëtar me temë Qipron i organizuar nga Fondacioni “Erbakan”, i cili drejtohet nga “ Dr. Fatih Erbakan, djali i ish-Kryeministrit të ndjerë të Turqisë, Nexhmedin Erbakan.

Në këtë simpozium morën pjesë edhe Presidenti i 3-të i Republikës Turke të Qipros së Veriut Dervish Erollu, Kryetari i Partisë Demokratike dhe Forcave Kombëtare Serdar Denktash, si dhe një numër i madh politikanësh dhe akademikësh.

Çështja e Qipros në simpozium u diskutua gjerësisht në perspektivën historike.

Presidenti i fondacionit, Fatih Erbakan, në fjalën e tij tha se urdhri për fillimin e Operacionit të Paqes në Qipro, i cili ishte realizuar në vitin 1974, e kishte dhënë personalisht babai i tij, Nexhmetin Erbakan, i cili në atë kohë ka qenë Kryeministër i Turqisë.

Fatih Erbakan shtoi se “Operacioni Paqësor i 20 Korrikut 1974” ka qenë një pikëkthesë në rrjedhën historike të kauzës së turqve të Qipros.

Për të arritur në një zgjidhje të qëndrueshme në Qipro, Erbakan tërhoqi vëmendjen mbi nevojën e një perspektive të bazuar në vlerat kombëtare dhe shpirtërore.

“Me anë të investimeve të fuqishme ekonomike dhe duke krijuar mundësi punësimi në Republikën Turke të Qipros së Veriut, Turqia duhet të luaj një rol pararojë në zhvillimin e Qipros turke dhe në shndërrimin e saj në një vend të vetëmjaftueshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme