Operacion ajror Turqi-SHBA, vriten 50 militantë të DAESH në Siri

Disa pozicione dhe objektiva të DAESH-it pranë kufirit të Sirisë me Turqinë janë shkatërruar nga operacionet tokësore të turkmenëve opozitarë dhe atyre ajrore të Turqisë e SHBA-ve.

362246
Operacion ajror Turqi-SHBA, vriten 50 militantë të DAESH në Siri

Sipas burimeve turke të sigurisë, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupet opozitare nën komandën turkmene kanë organizuar të dielën, nga ora 12.00 deri në 17.00 me orën lokale, një operacion të përbashkët kundër pozicioneve dhe objektivave të DAESH-it në Siri.

Në operacion morën pjesë 6 gjuajtës tip F-16 të Turqisë dhe një mjet ajror i telekomanduar (dron) i forcave të koalicionit, të cilët u ngritën në fluturim nga baza ajrore turke në Incirlik. Avionët turq organizuan 8 sulme ajrore me municione inteligjente, ndërsa droni i koalicion një të tillë.

Operacioni në fjalë, që rezultoi me asgjësimin e 8 pozicioneve dhe objektivave të DAESH-it, u realizua me mbështetjen tokësore të Divizionit “Sultan Murat”, një nga grupet opozitare turkmene më efektive në Siri.

Një tjetër grup opozitar, që mbështeti nga toka operacionin e të dielës, ishte dhe Fronti i Damaskut.

Siç bëjnë të ditur burime të sigurisë, gjatë operacionit janë vrarë të paktën 50 militantë të DAESH-it dhe janë plagosur mbi 30 të tjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme