AK Parti do të qeverisë vetëm Turqinë për 4 vitet e ardhshme

Sipas rezultateve jozyrtare Partia për Drejtësi të Zhvillim (AK Parti) ka marrë 49,38% të votave të vlefshme në zgjedhjet legjislative të 1 nëntorit duke garantuar kështu të qeverisë vetëm vendin edhe për 4 vitet e ardhshme.

AK Parti do të qeverisë vetëm Turqinë për 4 vitet e ardhshme

Nga zgjedhjet legjislative të 1 nëntorit doli qeverisja e vetme e vendit nga AK Partia.

Janë hapur 99,18% kutitë e votimit të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën të dielën për përcaktimin e legjislaturës së 26-të të Kuvendit turk. Partia për Drejtësi të Zhvillim ka marrë 49,38% të votave të vlefshme duke e garantuar e vetme pushtetin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas rezultateve jo-zyrtare AK Partia ka kapur përqindjen e votave që kishte marrë në zgjedhjet e 2011-s.

Sipas përqindjes së votave të marra AK Partia në parlament do të përfaqësohet me 316 deputetë.

Shpërndarja e votave për partitë e tjera është si më poshtë.

- Partia Popullore Republikane (CHP) – 25,41% (134 deputetë)

- Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) – 11,94% (41 deputetë)

- Partia e Popujve Demokratikë (HDP) – 10,69% (59 deputetë)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme