Turkmenët, Turqia dhe SHBA operacion të përbashkët kundër DAESH-

Sulmi u ndërmor në koordinim mes forcave opozitare të turkmenëve, Turqisë dhe SHBA.

361447
Turkmenët, Turqia dhe SHBA operacion të përbashkët kundër DAESH-

Mësohet se opozitarët turkmenë kanë ndërmarrë sulm nga toka ndaj objektivave të DAESH-it në disa pika në afërsi të kufirit të Sirisë me Turqinë, ndërsa Turqia dhe SHBA kanë sulmuar nga ajri.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se koalicioni ndërkombëtarë nën udhëheqjen e SHBA-së dhe grupet opozitare të udhëhequra nga turkmenët ditën e djeshme rreth orës 12.00-17.00 kanë ndërmarrë operacione kundër objektivave të DAESH-it në Siri.

Një mjet pa pilot i koalicionit dhe 6 avionë F-16 të Turqisë të cilët janë ngritur nga baza Incirlik kanë ndërmarrë sulme ajrore.

Në operacion theksohet se janë asgjësuar 8 objektiva të DAESH-it, të cilat ndodheshin në afërsi të fshatrave Harecele dhe Delha mbi rrugën Harecele- Hırba në veri të Halepit dhe 5 kilometra larg nga Turqia. Njësia turkmene “Sultan Murat” ka marrë pjesë në operacion nga toka. Gjithashtu theksohet se operacioni është përkrahur edhe nga ana e Frontit Opozitar të Damaskut.

Ndër të tjera theksohet se gjatë operacionit janë vrarë mbi 50 militantë të DAESH-it dhe janë plagosur afërsisht 30 të tjerë.

Mësohet se konfliktet në mes DAESH-it dhe opozitarëve që jetohen në fshatrat Harecele dhe Delha vazhdojnë ende.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme