Goka zgjidhet zëvendëskryetar i ABU

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, Senol Goka u zgjodh për zëvendëskryetari të Unionit të Transmetuesve të Azi-Paqësorit (ABU).

Goka zgjidhet zëvendëskryetar i ABU

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, Senol Goka u zgjodh për zëvendëskryetari të Unionit të Transmetuesve të Azi-Paqësorit (ABU).

Në zgjedhjet e mbajtura gjatë mbledhjes së 52-të të Asamblesë së Përgjithshme të ABU-së në Stamboll, Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka u zgjodh për këtë post me shumicën absolute të votave.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme ku morën pjesë më shumë se 275 përfaqësues të transmetuesve nga 68 vende anëtare, përfaqësuesi i TRT-së sërish u zgjodh në bordin drejtues për periudhë 3-vjeçare.

Në mbledhjen e 52-të të ABU-së që zgjati për një javë u shqyrtuan problemet aktuale të mediave.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të këtij unioni që ka një shikueshmëri prej 3,5 miliardë shikuesve dhe që synon bashkëpunimin mes vendeve anëtare në fushën e transmetimeve, zëvendësdrejtori i TRT-së, Ibrahim Eren mori pjesë në panelin e organizuar me temë “Forcimi i shoqërisë nga ana e medias”.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Ibrahim Eren preku në transmetimet e posaçme që TRT-ja bën për persona me aftësi të kufizuara.

“TRT-ja duke u nisur nga botëkuptimi i transmetuesit publik, kryen transmetime edhe për persona me aftësi të kufizuara. Për shembull, kemi një faqe të posaçme të internetit e cila bën transmetime për persona me aftësi të kufizuara pamore dhe dëgjimore, ku transmetohen telenovelat, lajmet dhe dokumentarët. Ky portal tërheq interesim mjaftë të madh dhe vizitohet nga ana e 200 mijë personave çdo muaj”, deklaroi Ibrahim Eren.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme