"Expo Milano 2015" - Pavijoni i Turqisë bëhet shembull për botën

Turqia ka lënë gjurmë të thella në panairin ndërkombëtar “Expo Milano 2015”, ku morën pjesë 145 vende të botës.

"Expo Milano 2015" - Pavijoni i Turqisë bëhet shembull për botën

Pavijoni i Turqisë, që u vizitua nga plot 5 milionë persona në sajë të hapësirës kolosale, që u projektua me mjeshtëri nga arkitektë dhe inxhinierë profesionistë, ka mirëpritur ¼ e gjithsej 20 milionë vizitorëve të panairit Expo Milano.

Siç lexohet në faqet e gazetës "Sabah", në pavijonin e Turqisë, e cila u përfaqësua me “shegën” si simbol i begatisë, vizitorët u qerasën me mbi 1 milion llokume, mijëra copë bakllava, lajthi, lëng shege, kajsi, rrush të thatë, kafe turke dhe çaj, supë trahanaje dhe manti.

Ndërsa shfaqjet me valle “horon” nga krahina e Detit të Zi tërhoqën interesin e lartë të mediave të huaja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme