Samiti i Liderëve të G20-s sjell Presidentin Obama në Turqi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të udhëtojë drejt Turqisë më datë 14 nëntor, për të marrë pjesë në samitin e G20-s, që do të mbahet në Antalia.

Samiti i Liderëve të G20-s sjell Presidentin Obama në Turqi

Sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë, Obama do të realizojë një turne vizitash, që përfshijnë Turqinë, Filipinet dhe Malajzinë, mes datave 14-22 nëntor.

“Presidenti Obama do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-s në Turqi, ku do të nxisë përpjekjet ndërkombëtare për një rritje ekonomike globale të fuqishme, të qëndrueshme dhe të ekuilibruar”, sqarohet në komunikatën e sipërcituar.

“Pas Turqisë, Presidenti Obama do të kalojë në Filipine për pjesëmarrje në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, ndërsa stacioni i fundit i këtij turneu vizitash do të jetë Malajzia, ku do të marrë pjesë në Samitin SHBA-ASEAN dhe në Samitin e Azisë Lindore”, theksohet në fund të komunikatës së Shtëpisë së Bardhë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme