Policia turke arreston 44 të dyshuar në një operacion anti-DAESH

Forcat turke të rendit kanë intensifikuar operacionet kundër organizatës terroriste DAESH në prag të zgjedhjeve legjislative, që do të zhvillohen të dielën (1 nëntor).

401726
Policia turke arreston 44 të dyshuar në një operacion anti-DAESH

Plot 44 persona të dyshuar se i përkasin DAESH-it u arrestuan nga policia gjatë disa operacioneve të njëkohshme, që u zhvilluan herët në mëngjes në qytetet Konya dhe Kocaeli; saktësisht 30 në të parin dhe 14 në të dytin.

Ndërsa në Stamboll u ndërmor një tjetër operacion me mbështetje nga ajri.

Ekipe speciale antiterror të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, të mbështetura nga helikopterë, kryen një operacion blic në disa adresa të parapërcaktuara në lagjen Sultanbeyli.

Gjatë operacionit u arrestuan disa të dyshuar, ndërsa policia bëri kontrolle të hollësishme në banesat dhe bizneset e tyre.

Të dyshuarit u kaluan nga testet shëndetësore dhe u dërguan në Departamentin Antiterror të Drejtorisë së Policisë së Stambollit.

Operacionet u zhvilluan një ditë pas një shkëmbimi zjarri të përgjakshëm në Diyarbakir (juglindje e Turqisë), ku ranë dëshmorë dy policë dhe u vranë shtatë terroristë anëtarë të DAESH-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme