Operacion anti-DAESH në juglindje të Turqisë, dy policë dëshmorë

Dy policë turq kanë rënë dëshmorë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni të forcave të rendit kundër organizatës terroriste DAESH, në rrethin juglindor të Diyarbakirit.

Operacion anti-DAESH në juglindje të Turqisë, dy policë dëshmorë

Pas një mbikëqyrjeje të detajuar, mëngjesin e sotëm policia turke ndërmori një operacion ndaj një banese në qytetin Kayapinar, ku strehoheshin terroristë anëtarë të DAESH-it.

Gjatë operacionit, që zgjati rreth 5 orë, dy policë kanë rënë në krye të detyrës dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe, që ishte vendosur jashtë banesës më parë nga terroristët.

Menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm, mes forcave të rendit dhe terroristëve ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Siç bëjnë të ditur burimet policore, në këtë konfrontim me armë janë asgjësuar 7 terroristë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme