Portali "neurope.eu": Shtatë arsye për t’i besuar Erdoganit

Portali “neurope.eu”, i cili publikon lajme dhe analiza në lidhje me Evropën, përcjell një artikull mbi arsyet përse i duhet besuar Erdoganit për anëtarësimin e Turqisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Portali "neurope.eu": Shtatë arsye për t’i besuar Erdoganit

Në artikull theksohet se në Turqi mbizotëron demokracia e plotë, si dhe flitet me lëvdata rreth politikës e ndihmave turke për Sirinë.

Autorja e shkrimit, Ariti-Marina Alamanou, një eksperte e çështjeve ligjore dhe redaktore e portalit në fjalë, nënvizon se Presidenti Erdogan është një figurë politike, që bashkon islamin dhe Evropën.

Po të merren parasysh kriza ukrainase dhe ajo siriane, thuhet në detaje të artikullit, Turqia është i vetmi vend dhe korridor energjetik i sigurt i rajonit për Evropën.

Publikuar me nëntitullin "A është Turqia evropiane shansi i fundit i Evropës?", 7 arsyet për besimin ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe perspektivës për një Turqi evropiane renditen si më poshtë:

1- Turqia është reformuar

2- Një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin sirian

3- Ekspansionizmi rus është kontrolluar

4- Sfida e emigracionit është adresuar

5- Korridoret kritike të energjisë

6- Urë lidhëse ndërmjet islamit dhe Evropës

7- Evropë e Re me një perspektivë gjeopolitike


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme