Kërkesa të mëdha për automobilin vendor të Turqisë

Pas prezantimit publik të automobilit vendor, ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik deklaroi se kanë vërejtur një interes të jashtëzakonshëm.

Kërkesa të mëdha për automobilin vendor të Turqisë

Shumë organizata të botës së biznesit, duke filluar nga organizatat e shoqërisë civile, kanë dhënë fjalën për blerjen e automobilit vendorë.

Kryetari i Dhomës së Zejtarëve dhe Artizanëve të Turqisë, Bendevi Palandoken, bëri të ditur se në Turqi ka mbi 3 milion taksi dhe shtoi: “Sapo të mbarojë automobili vendorë, unë do të fillojë një fushatë që të gjitha taksitë të përdorin këtë automobil”.

Edhe Zv.Kryetari i Sindikatës Memur-Sen, Hacı Bayram Tonbul tha se kanë filluar përgatitjet për automobilin vendorë dhe sëbashku me të gjithë përfaqësuesit lokalë do të japin kërkesën për blerjen e këtyre automobilave.

Ndërkaq edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Bursa-s, (BTSO), ka njoftuar se në rajonin industrial TEKNOSAB të Bursa-s janë gati për prodhimin e automobilave.

“Ne jemi duke zhvilluar lobimin për prodhimin e automobilit dhe në emër të BTSO, ne kemi besim tek automobili prodhim vendor” tha Kryetari i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bursa-s, Ibrahim Burkay.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme