Putin informon Erdoganin për vizitën e Esadit në Moskë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin dhe mori informacione rreth vizitës, që Beshar Esadi zhvilloi të martën në Moskë.

395749
Putin informon Erdoganin për vizitën e Esadit në Moskë

Gjatë bisedës telefonike të realizuar me kërkesë të Putinit, kreu i shtetit turk shprehu shqetësimet e tij për zhvillimet e fundit në Siri dhe sidomos për valën e re të emigracionit, që mund të shkaktojnë sulmet ndaj Halepit dhe zonave përreth tij.

Erdogan i shpjegoi Putinit në detaje lidhjet e PYD-së dhe YPG-së me organizatën terroriste PKK, duke vënë theksin mbi rëndësinë, që Turqia i kushton luftës kundër organizatave terroriste, përfshi DAESH-in.

Dy liderët ranë dakord për t’i shqyrtuar me hollësi të gjitha këto çështje në takimin e tyre të muajit ardhshëm në Antalia, ku do të organizohet samiti i G20-s.

Beshar Esadi realizoi dje në Moskë, ku u takua me Presidentin Vladimir Putin, vizitën e tij të parë jashtë shtetit që prej fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme