Qiproja e Jugut është kundër hapjes së kapitullit me Turqinë

Pala greko-qipriote bëri të ditur se janë kundër hapjes së kapitullit të ri në negociatat për anëtarësim të Turqisë me BE-në.

394663
Qiproja e Jugut është kundër hapjes së kapitullit me Turqinë

Ministri i Jashtëm greko-qipriot Yannis Kasulides, tha se arsyet e refuzimit janë ende në shesh.

Gjatë vizitës së Kancelares Gjermane Angela Merkel në Turqi, u vendos që të hapet një kapitull i ri negociatash, gjë që shqetësoi Qipron e Jugut.

Pala greko-qipriote deklaroi se nuk mund të pranojnë hapjen e një kapitulli të ri në negociatat me Turqinë.

“Ne sot nuk mund të pranojmë një gjë të tillë” tha ministri i jashtëm greko-qipriot.

Për hapjen e kapitujve të rinj nevojitet miratimi i të gjithave anëtareve të Unionit.

Gjatë takimit në Ankara, Merkel bëri të ditur se në kuadër të negociatave Turqi-BE, kërkojnë të hapin kapitullin e 17-të pra atë ekonomisë dhe monetar.

Ajo deklaroi gjithashtu se mund të filloheshin punimet edhe për kapitujt e 23-të dhe 24 që përfshijnë temat si drejtësia, liria dhe siguria.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme