Davutoglu prononcohet në lidhje me sulmet në Ankara

Kryeministri bëri të ditur se tanimë është zbuluar edhe identiteti i njërit prej kamikazëve që kryen sulmin me bomba në Ankara.

Davutoglu prononcohet në lidhje me sulmet në Ankara

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se është përcaktuar edhe identiteti i njërit prej kamikazëve që kryen sulmin e terrorit në Ankara më 10 tetor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në një kanal televiziv privat, Kryeministri Davutoglu bëri të ditur se hetimet në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në sulm vazhdojnë ende.

Davutoglu bëri të ditur se deri më sot janë parandaluar disa sulme të terrorit ndërsa vijoi duke thënë se “Ne edhe i përcjellim edhe i kapim, nëse hetojmë se janë duke bërë përgatitje atëherë i ndalojmë. Jemi duke bërë çdo gjë që është e nevojshme”.

Ndërkohë janë arrestuar 4 nga 11 persona të ndaluar në kuadër të hetimeve në lidhje me sulmin me bomba si të dyshuar për përfshirje në këtë sulm.

Të dyshuarit dje pas përfundimit të procedurave administrative në polici u dërguan në prokurorinë republikane, ku dhanë deklaratat e tyre para prokurorit të emëruar për hetimet e këtij rasti.

Ndërkohë që prokuroria në gjykatë dërgoi 6 prej të dyshuarve me kërkesë për ndalimin e tyre, 4 prej tyre i liroi ndërsa ndaj njërit kërkoi zbatimin e kontrollit gjyqësor.

Gjykatësit penal arrestuan 4 nga 6 të dyshuarit për të cilët kërkohej arrestimi, ndërsa 2 prej tyre u liruan me kusht të kontrollit gjyqësor. Në bazë të kërkesës së bërë nga ana e prokurorisë gjykatësit edhe ndaj të dyshuarve të tjerë gjykatësit vendosën kushtin e njëjtë.

Në kuadër të kontrollit gjyqësor të dyshuarve u ndalohet të dalin jashtë vendit dhe se janë të obliguar të paraqiten në rajone të policisë për të nënshkruar.

Gjykatësit gjithashtu nxorën fletëarresti ndaj 9 të dyshuarve të tjerë.

Prokuroria të dyshuarit në gjykatë i kishte dërguar me akuza për “projektime dhe vrasje të qëllimshme me bomba” dhe “përpjekje për heqjen e rendit të paraparë me anë të kushtetutës së Republikës së Turqisë ose për ta zëvendësuar këtë rend me një tjetër ose për ta parandaluar zbatimin aktual të këtij rendi duke përdorur forcë dhe dhunë” të bazuara në nenin 82/1 të kodit penal turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme