Erdogan: Po bëjnë cirk për t'i dhënë shkëlqim PKK-së

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të Fabrikës “Sumitomo Rubber”, ndërtuar në rrethin Çankiri, Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi në fjalimin e rastit se për Turqinë nuk ka asnjë dallim ndërmjet organizatave terroriste.

Erdogan: Po bëjnë cirk për t'i dhënë shkëlqim PKK-së

"Për Turqinë nuk ka asnjë dallim ndërmjet organizatave terroriste PPK dhe zgjatimeve të saj PYD-YPG, DHKP-C e DAESH. Një rreth i caktuar bën sikur nuk i shikon martirizimin e forcave të sigurisë dhe masakrimin e njerëzve të pafajshëm nga terroristët e PKK-së. Ata po bëjnë cirk vetëm e vetëm për t’u dhënë shkëlqim PKK-së dhe strukturave të tjera të drejtuara nga organizata terroriste", tha kreu i shtetit turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme