Putin: Turqia, një prej partnerëve e miqve më të mirë të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të martën një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Turqinë.

Putin: Turqia, një prej partnerëve e miqve më të mirë të Rusisë

I pranishëm në një forum investimesh në Moskë, ku morën pjesë përfaqësues nga bota e biznesit, shefi i Kremlinit tha se vendi i tij mbetet një ndër partnerët kryesorë të Turqisë dhe shtoi se megjithatë të dyja vendet duhet të gjejnë rrugët për të luftuar së bashku kundër terrorit.

Lideri rus theksoi se i kuptojnë shumë mirë shqetësimet e Turqisë në lidhje me operacionet ushtarake të vendit të tij në Siri dhe, duke marrë parasysh këto shqetësime, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në këtë çështje.

“Turqia është një prej partnerëve dhe miqve më të mirë të Rusisë. Ne duhet të kuptojmë mënyrën si të luftojmë së bashku me Turqinë kundër terrorizmit”, nënvizoi ai, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera shumëvjeçare mes dy vendeve.

Marrëdhëniet Ankara-Moskë u tensionuan pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga avionët luftarakë rusë disa herë brenda 10 ditëve, duke provokuar kështu gjuajtësit turq të tipit F-16.

Pas sulmit terrorist të kryer në kryeqytetin Ankara ditën e shtunë, Presidenti rus, Vladimit Putin, ishte një ndër liderët e parë, që i shprehu ngushëllimet e tij Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nga ana tjetër, Putin sqaroi në vijim të fjalimit në Moskë se lidershipi në Siri nuk është një synim i Rusisë dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian që të nxisin fillimin e dialogut politik ndërmjet palëve luftuese në Siri.

Duke u ndalur gjithashtu mbi ndihmat në armatime të SHBA-ve për Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA), Vladimir Putin ngriti pyetjen: “Çdo të ndodhë nëse këto armatime bien në duart e grupeve terroriste?”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme