Erdogan: Bota nuk duhet të bëjë diferencim kur flitet për terror

Presidenti Recep Tayyip Erdogan që u nderua me titullin “Honoris Causa” nga ana e Universitetit Waseda, në fjalimin që mbajti në ceremoni, ndër të tjera u shpreh se shoqëria ndërkombëtare duhet të mos bëjë diferencim kur bëhet fjalë për luftën kundër ter

Erdogan: Bota nuk duhet të bëjë diferencim kur flitet për terror

Erdogan kritikoi konceptin “terroristi im është i mirë ndërsa i yti i keq” dhe tha: “Si është DAESH-i ashtu është edhe PKK-ja, ashtu siç janë edhe ata që sulmua me gaz sarinë në metronë e Tokios”.

Presidenti turk nënvizoi se janë të vendosur për të luftuar kundër grupeve që mundohet për ta sjellë në Turqi zjarrin që ka pushtuar rajonin.

“Terrorizmi që është një krim njerëzor për tërë botën dhe përbën një kërcënim global” tha Erdogan.

“Terrori nuk mund të ndërlidhet me asnjë përkatësi fetare, etnike dhe gjeografike. Përpjekjet në këtë drejtim nënkuptojnë një mbështetje ndaj terrorit. Si një vend që zhvillojmë një luftë aktive ndaj terrorit, mbrojmë mendimin se në platformën e shoqërisë ndërkombëtare, nuk duhet bërë asnjë diferencim kundër terrorit. Të gjitha institucionet që luftojnë kundër terrorit duhet të përvetësojnë qëndrimin e këtij parimi. Terroristët, me aktivitetet që zhvillojnë, e meritojnë një luftë të tillë” tha Presidenti Erdogan.

Më pas ai mbajti një fjalim në seminarin “Investimi në Turqi” ku ju drejtua biznesmenëve japonezë.

Presidenti turk nënvizoi se vëllimi tregtar turko-japonez prej 3 miliardë dollarësh është shumë më i ulët në krahasim me potencialin e dy vendeve.

Ai i bëri thirrje biznesmenëve japonezë për të investuar në Turqi dhe shtoi: “ Objektiva jonë është që Japonia të investojë në Turqi. Përmirësimi i fuqishëm që ka vënë në shesh Turqia pas krizës globale, stabiliteti dhe qëndrimi i fuqishëm në financën publike, e bëjnë Turqinë më joshëse për investimet e huaja” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme