Davutoglu: Vetëm 2 nga 57 sulmet e Rusisë janë kundër DAESH

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu konfirmoi sot se vetëm dy sulme ajrore ruse kishin në shënjestër DAESH-in, dhe se Turqia nuk do të bëjë lëshime për shkeljet ruse të hapësirës ajrore.

389115
Davutoglu: Vetëm 2 nga 57 sulmet e Rusisë janë kundër DAESH

“Vetëm dy nga 57 sulme të Rusisë kanë goditur DAESH dhe të tjerat janë kundër opozitës së moderuar në Siri, mbështetur nga Turqia dhe SHBA-ja”, theksoi ai për shtypin.

”Këto shifra vijnë nga shërbimet ushtarake turke”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Turqia nuk do të bëjë lëshime përsa i përket shkeljes së hapësirës ajrore në kufirin sirian nga avionët luftarakë rusë, që ajo ka denoncuar këto kohët e fundit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme