Davutoglu: Nuk tolerojmë asgjë nga siguria e vendit

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se nuk do të tolerojnë asgjë në lidhje me sigurinë e kufirit dhe hapësirës ajrore të Turqisë.

389069
Davutoglu: Nuk tolerojmë asgjë nga siguria e vendit

Në Stamboll, Kryeministri turk ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe duke cituar shkeljet e bëra nga ana e Rusisë u shpreh me fjalët “Ne presim që të respektohen ndjeshmëritë tona”.
Kryeministri Davutoglu theksoi se Siria po kthehet në një krizë rajonale dhe shtoi se kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë një krizë turko-ruse”.
“Ne në këtë temë tregojmë kujdesin e duhur, të njëjtën gjë presim edhe nga ana e Rusisë. Ne nuk duam që kjo krizë të kthehet në krizën e NATO-s, pasi hapësira ajrore e Turqisë është edhe hapësira ajrore e NATO-s. Është për tu përgëzuar edhe qëndrimi i Aleancës në lidhje me këtë situatë” tha Davutoglu.
Ndërsa në lidhje me propozimin e Rusisë për tu takuar, Ai tha se e shohin pozitivisht nëse takimi zhvillohet në Ankara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme