70 vende përdorin biçikleta turke

Në 50 vitet e fundit Turqia ka eksportuar biçikleta me dy rrota në 70 vende të ndryshme të botës duke fituar nga kjo tregti 185 milionë e 789 mijë e 902 dollarë.

70 vende përdorin biçikleta turke

Në 70 vende të botës përdoren biçikleta që prodhohen në Turqi.

Industria turke e biçikletave dallohet për performancën që ka shënuar këto vitet e fundit, në veçanti në eksport.

E parë në aspektin e ekuilibrit të tregtisë së jashtme Turqia ndodhet në pozicionin e vendit eksportues të biçikletave.

Në 50 vitet e fundit Turqia ka eksportuar biçikleta me dy rrota në 70 vende të ndryshme të botës duke fituar nga kjo tregti 185 milionë e 789 mijë e 902 dollarë.

Të ardhurat nga eksporti i biçikletave në periudhën 2010-2014 janë dyfishuar.

Në vitin 2010 industrialistët e biçikletave kanë eksportuar 28 milionë e 325 mijë e 175 dollarë biçikleta, në vitin 2011 eksporti ka qenë 26 milionë e 754 mijë e 240 dollarë, në vitin 2012 kanë eksportuar 29 milionë e 552 mijë e 350 dollarë biçikleta, nga eksporti në vitin 2013 janë siguruar 46 milionë e 625 mijë e 534 dollarë dhe në vitin 2014 janë eksportuar 54 milionë e 532 mijë e 602 dollarë biçikleta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme