Projektmarrëveshje Turqi-BE për çështjen e emigrantëve

Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakort në parim në lidhje me një plan veprimi, që synon frenimin e fluksit të emigrantëve drejt Evropës, bëri sot të ditur një gazetë gjermane.

Projektmarrëveshje Turqi-BE për çështjen e emigrantëve

Sipas “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesit e qeverisë turke kanë rënë dakort për këtë marrëveshje javën e kaluar dhe pritet të miratohet nesër, në vijim të takimeve në Bruksel të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me përfaqësuesit evropian.

Në përputhje me këtë plan, Turqia do të pranojë intensifikimin e përpjekjeve për ruajtjen e kufijve të saj me BE-në me pjesëmarrjen e patrullimit të përbashkët me rojet bregdetare greke në lindje të Detit Egje, koordinuar nga agjencia evropiane për monitorimin e vijës kufitare “Frontex”.

Gazeta gjermane pretendon se emigrantët në përpjekje për të arritur në Evropë do të ndalohen dhe ky kontigjent do të qëndrojë në Turqi, ku 6 kampe të reja, që pritet të akomodojnë deri në 2 milionë persona, do të ndërtohen dhe bashkëfinancohen nga BE-ja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme