Viti i ri legjislativ në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

Në seancën e zhvilluar me rastin e periudhës së 25-të të vitit legjislativ, Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i vendit mbajtën nga një fjalim secili.

Viti i ri legjislativ në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

Ismet Yilmaz, nënvizoi 1 nëntorin dhe bëri thirrje që të gjithë të shkojnë në kutitë e votimit.
Kurse Presidenti Erdogan, rikujtoi negociatat e dështuara të koalicionit.

Kryeministri Ahmet Davutoglu, me tu kthyer nga New York, mori pjesë në çeljen e vitit të ri legjislativ.

Kryetari i Partisë Republikane Popullore CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, nuk mori pjesë për shkak të takimeve në Francë.

Ndërsa kryetarët e MHP-së dhe HDP-së, duke treguar si arsye punimet për zgjedhje, nuk u larguan nga Selitë e Partive të tyre.

Përpara fillimit të seancës u zhvillua një ceremoni në oborrin e Kuvendit.

U vendos kurorë me lule në përmendoren e Ataturkut dhe u këndua Himni Kombëtar.

Më pas në Kuvend erdhi Presidenti Recep Tayyip Erdogan i cili përshëndeti Trupën e Gardës dhe sëbashku me Kryeparlamentarin Ismet Yilmaz hynë në Kuvend.

Kjo seancë e veçantë nuk zgjati shumë. Fjalimin e çeljes së vitit të ri legjislativ e mbajti Kryetari i Kuvendit, Ismet Yilmaz.

“Kuvendi është vendi ku zgjidhen problemet. Respekti ndaj Kuvendit është një detyrë që na përket të gjithëve” tha Yilmaz.

Më Pas ai ftoi Presidentin Erdogan për fjalimin e tij. Në fillim Presidenti turk përkujtoi dëshmorët dhe shprehu ngushëllimet e tij.

Presidenti Erdogan, rikujtoi negociatat e dështuara të koalicionit pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe ju përgjigj kritikave.

“Askush nuk mund të shmanget nga përgjegjësia që i takon duke ja nxjerrë faturën presidencës apo institucioneve të tjera për vakumin e krijuar në fushën politike...Pasi duke e kërkuar zgjidhjen jashtë politikës, është gjëja më e keqe që mund ti bëhet këtij vendi” tha Presidenti Erdogan.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe tek kërcënimi i terrorit ndaj kutive të votimit dhe shtoi: “Vullneti i popullit është e vetmja rrugëdalje”.

Seanca e Përgjithshme përfundoi me fjalimin e presidentit. Kurse organizimi për pritjen e fillimit të vitit të ri legjislativ, këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak të ngjarjeve në rritje të terrorit dhe lajmeve që vijnë për dëshmorët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme