Operacion kundër PKK në Stamboll, 44 të arrestuar

Bëhet e ditur se gjatë operacionit të forcave turke të sigurisë në lagje të ndryshme të Stambollit kundër organizatës terroriste PKK në Stamboll janë arrestuar 44 persona.

Operacion kundër PKK në Stamboll, 44 të arrestuar

operacion antiterror ne stambollEkipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Stambollit me mbështetjen e forcave speciale dhe të helikopterëve në 28 lagje, duke përfshirë lagjet Sultangazi, Bağcılar, Başakşehir dhe Esenyurt, kanë kryer operacione në të njëjtën kohë në 67 adresa të ndryshme.

Gjatë operacionit u arrestuan 44 persona si dhe u sekuestruan 3 pistoleta, një numër i madh fishekësh si dhe dokumente e materiale të ndryshme të organizatës.

Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësor në spitalin Haseki u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Stambollit.

Theksohet gjithashtu se operacioni dhe kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme