Turqia e gatshme të trajnojë ushtarët paqeruajtës të OKB-së

Kryeministri Ahmet Davutollu në fjalën që mbajti në "Samitin e Liderëve për mbrojtjen e paqes" në Nju-Jork tha se Turqia është e gatshme të trajnojë forcat paqeruajtës të OKB-së.

Turqia e gatshme të trajnojë ushtarët paqeruajtës të OKB-së

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu, duke theksuar se operacionet paqësore janë një prej dimensioneve më të rëndësishëm për ndërtimin e paqes tha se "Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të kursejë asnjë përpjekje për të vendosur paqen e përhershme dhe për mos rikthimin sërish në konflikte, pasi të jetë vendosur njëherë paqja".

Davutollu, në një fjalim të mbajtur në "Samitin e Liderëve për mbrojtjen e paqes" organizuar në Nju-Jork nën udhëheqjen e Presidentit amerikan Barak Obama ka theksuar se është një mundësi shumë e rëndësishme që në 70-vjetorin e formimit të Kombeve të Bashkuara të diskutohen përpjekjet e treguara për mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetit.

Davutollu ka theksuar ndër të tjera se duke pasur parasysh kompleksitetin në natyrën e mosmarrëveshjeve, misionet paqeruajtëse do të vazhdojnë të mbeten si çështjet më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara dhe se për këtë arsye hapat që do të hidhen sot janë shumë të rëndësishëm.

Davutollu duke tërhequr vëmendjen se Turqia është një prej mbështetësve më të rëndësishëm në operacionet paqeruajtëse të OKB-së tha se ushtarët turq, policët dhe ekspertët marrin pjesë në shumë misione në vende të ndryshme të botës. Kryeministri Davutollu duke vënë në dukje se Turqia me një kontribut prej 1.7 milionë dollarësh në ndërtimin e paqes mes vendeve që japin mbështetje në misionet e paqes së Kombeve të Bashkuara tha se "ne jemi të vetëdijshëm se kemi akoma një rrugë të gjatë për të shpëtuar edhe më shumë jetë njerëzish dhe për të përballuar në mënyrë efektive sprovat përpara paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar".

Davutollu duke njoftuar se Turqia është e gatshme për të vënë në shërbim 5 shtabet e oficerëve në Misionin multidimensional Integrues i Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA) tha se në bazë të kërkesës do të dërgojnë edhe një avion ushtarak kargo (për ngarkesa ushtarake) në misionin MINUSMA ose në Misionin multidimensional Integrues i Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).

- "Forcat e Armatosura të Turqisë janë gjithmonë të gatshme për trajnimin e ushtarëve paqeruajtës"

Davutollu duke vënë në dukje se Forcat e Armatosura të Turqisë në vende si Qendra e Trajnimit të Përbashkët për Paqe, Qendra e Ekselencës në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Qendra Shumëkombëshe e Ekselencës së Sigurisë Detare janë gjithmonë të gatshëm për trajnimin e personelit që do të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar se Flota turke mund të organizojë trajnime për forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në vendet Afrikane, të cilat luftojnë me piraterinë detare.

Kryeministri turk Ahmet Davutollu në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu se operacionet paqësore janë një prej dimensioneve më të rëndësishme për ndërtimin e paqes. Në vazhdim të fjalës së tij Davutollu tha: "Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të kursejë asnjë përpjekje për të vendosur paqen e përhershme dhe për mos rikthimin sërish në konflikte pasi të jetë vendosur njëherë paqja. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë në unitet dhe duhet të tregojë vendosmëri politike për të shtuar përpjekjet me qëllim që të çojë përpara në të ardhmen operacionet paqeruajtëse të OKB".

Kryeministri Davutollu, ka marrë pjesë gjithashtu edhe në takimet e nivelit të lartë për çështjen e Somalisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme