Turqia shton numrin e markave

Numri i treguesve gjeografikë të regjistruar të Turqisë, ku bëjnë pjesë shumë vlera origjinale turke, duke filluar që nga Bakllavaja e Gaziantepit e deri tek Qebapi i Tokatit, ka arritur në 183.

Turqia shton numrin e markave

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se treguesit gjeografikë luajnë një rol të rëndësishëm në shndërrimin e Turqisë në një markë të njohur në botë.

Sipas të dhënave të Institutit të Patentave të Turqisë janë bërë 21 aplikime të reja për regjistrimin e markës, ndërkohë që janë në proces 201 dosje të tjera.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Firki Ëshëk tha se treguesit gjeografikë duke u dalë në mbrojtje karakteristikave të prodhimeve krahinore (vendore) sigurojnë përcjelljen e tyre tek brezat e ardhshëm.

Ministri Ëshëk sqaroi se në muajin korrik ka hyrë në fuqi Dokumenti Strategjik për Treguesit Kombëtarë Gjeografik si dhe Plani i Veprimit, ndërsa shtoi se rritja e numrit të markave turke do të siguronte një kontribut pozitiv në ekonominë e vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme