Erdoan u uron Bajramin liderëve të botës islame

Erdoan u ka telefonuar Presidentit të Somalisë Hasan Sheik Mahmud dhe Presidentit të Indonezië Joko Widodo dhe Presidentit të Pakistanit Memnun Husejin, të cilëve u ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Erdoan u uron Bajramin liderëve të botës islame

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan Kurban Bajramin po e kalon në Stamboll.

Erdoan u ka telefonuar Presidentit të Somalisë Hasan Sheik Mahmud dhe Presidentit të Indonezië Joko Widodo dhe Presidentit të Pakistanit Memnun Husejin, të cilëve u ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në mesin e liderëve të tjerë, të cilëve Presidenti Erdoan u ka uruar Bajramin me telefon janë edhe Kryeministri i Algjerisë Abdulmalek Sellal dhe Kryeministri i Pakistanit Navaz Sherif si dhe Kryeministri i Malajzisë Nexhip Tun Razak.

Në këto biseda telefonike u shkëmbyen urimet e mira që Bajrami i Kurbanit të shërbejë si një rast për zhvillime të mira për Botën Islame.

Ditën e parë të Bajramit, Presidenti Erdoan festën e Bajramit ua kishte uruar përmes telefonit edhe liderëve të Katarit, Arabisë Saudite, Nigerisë, Tunizisë, Azerbajxhanit dhe Irakut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme