Perëndimi nuk reagon ndaj PKK-së siç reagon ndaj DAESH-it

Kryeministri Ahmet Davutoglu zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

353780
Perëndimi nuk reagon ndaj PKK-së siç reagon ndaj DAESH-it

Përpara takimeve në Amerikë, Davutoglu dha një konferencë për shtyp.

Ai nënvizoi se reagimi që tregohet ndaj DAESH-it, nuk tregohet ndaj organizatës terroriste PKK që dy muajt e fundit zhvillon sulme të përgjakshme ndaj civilëve dhe efektivave të sigurisë.

“Për ne terrori nuk ka as fe dhe as identitet etnik. Unë do të shprehem që komuniteti ndërkombëtar të veprojë me vendosmëri ndaj të gjithë terrorizmit” tha Davutoglu.

Kryeministri turk tha se problemin e refugjatëve do ta ngrejë edhe në rendin e Kombeve të Bashkuara dhe për këtë i ka dërguar letër edhe liderëve botërorë.

Kryeministri Davutoglu theksoi se kanë ofruar një mekanizëm tresh ndërmjet Turqisë, SHBA dhe Bashkimit Evropian.

“Më parë këtë ja bëra të ditur kancelares gjermane Angela Merkel. Ne si Turqi kemi zhvilluar punimet për një mekanizëm të përbashkët. Ne përgatitëm një propozim dhe ja drejtuam atë kryetarëve të qeverisë së vendeve në fjalë” tha Davutoglu. 

Kryeministri turk rikujtoi se sëbashku me Kryetarin e Shtetit të Palestinës Mahmut Abbas do të ngrejë flamurin palestinez në Kombet e Bashkuara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme