4 haxhij turq humbin jetën në tragjedinë në Mina të Mekës
Ngjarja ku humbën jetën 753 persona dhe u plagosën mbi 800 të tjerë, ka bërë që edhe një herë sytë të kthehen nga organizimi i pelegrinazhit.
Në tragjedinë e përjetuar dje në Mina të Arabisë Saudite, humbën jetën edhe 4 nënshtetas turq.
Ngjarja ku humbën jetën 753 persona dhe u plagosën mbi 800 të tjerë, ka bërë që edhe një herë sytë të kthehen nga organizimi i pelegrinazhit.
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bëri të ditur se do të rishikojnë masat e sigurisë dhe dha direktivën për ngritjen e një komisioni hetimor.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë së këtij vendit, Falid el Falih, mbajti hanxhinjtë përgjegjës për dyndjet dhe shtypjet. Ai pretendoi se ata nuk kishin respektuar oraret përcaktuara më parë.
Kurse personat që shpëtuan në këtë tragjedi bënë të ditur se policia ishte e pamjaftueshme.
Autoritetet iraniane të cilët humbën më shumë se 130 nënshtetas në këtë ngjarje, bënë thirrje që të hetohen personat përgjegjës.