Paria e Shtetit sëbashku me popullin në mitingun "Një Zë"

Në Stamboll që në orët e para të mëngjesit rrugët janë mbushur me banorët të cilët do të marrin pjesë në mitingun gjigand “Miliona njerëz kundër terrorit në një zë të vetëm” që organizohet nga Platforma e Solidaritetit Civil.

Paria e Shtetit sëbashku me popullin në mitingun "Një Zë"

Mitingu do të fillojë në orën 16.00 deri në orën 19.00 në sheshin e mitingjeve Yenikapi të Stambollit.

Edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje popullit për pjesëmarrje.

“Tërë popullin e ftoj që të vijë në Yenikapi që të bëhet një, të bashkohet dhe të jetë një zë i vetëm kundër terrorit” tha Presidenti Erdogan.

Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Kryeparlamentari Ismet Yilmaz dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Sot miliona njerëz që do të protestojnë terrorin në rritje në kohët e fundit dhe që duan të japin mesazhin e vëllazërisë do të bashkohen në një zë të vetëm në Yenikapi.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme