Problemi i emigrantëve sirianë merr një dimension të ri

Një grup me përfaqësues të emigrantëve sirianë që presin në Edirne të Turqisë me destinacion vendet evropiane sot do të priten në takim nga Kryeministri Ahmet Davutollu.

Problemi i emigrantëve sirianë merr një dimension të ri

Problemi i imigrantëve ka fituar një dimension të ri.

Sirianët që gjenden në Turqi janë drejtuar drejt Edirnesë me qëllim për të mbërritur në vendet e Evropës.

Disa deklarata që erdhën nga Evropa sirianët i kuptuan sikur vendet evropiane do ti pranonin ata, dhe këto deklarata bënë që ata ti drejtohen provincës kufitare të Turqisë, Edirne (Edrene).

Sirianët nuk binden pavarësisht sqarimeve të herëpashershme që bëjnë autoritet turke që është e pamundur kalimi i kufirit turk në këtë mënyrë. Ata nuk hoqën dorë nga synimi i tyre për të shkuar në pikën e kalimit kufitar Kapikule (Turqi-Bullgari).

Me qëllim për ti gjetur një zgjidhje problemit, Kryeministri Ahmet Davutollu programin e punës sot do ta vazhdojë duke u takuar me palët e interesuara drejtpërdrejt me çështjen.

Fillimisht Kryeministri Davutollu do të presë në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz dhe më pas do të presë Kryetarin e Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Halid Hoxha.

Pas këtyre takimeve mysafirë të Kryeministrisë turke do të jenë përfaqësuesit e azilkërkuesve sirianë.

Delegacioni i emigrantëve sirianë kërkesat do të ketë mundësi t’ia përcjellë drejtpërdrejt Kryeministrit Davutollu.

Në takim do të vlerësohet situata dhe do të kërkohen rrugët e zgjidhjes në kuadër të legjislacion kombëtar në fuqi dhe të drejtës ndërkombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme