Miting kundër terrorit i 14 OJQ-ve në Ankara

Katërmbëdhjetë organizata joqeveritare (OJQ) u bënë thirrje qytetarëve për miting kundër terrorit që organizohet me sloganin “Merre flamurin dhe eja”.

Miting kundër terrorit i 14 OJQ-ve në Ankara

Katërmbëdhjetë organizata joqeveritare (OJQ) u bënë thirrje qytetarëve për miting kundër terrorit që organizohet me sloganin “Merre flamurin dhe eja”.

Sot në kryeqytetin Ankara në orën 16.00 ka filluar mitingu i madh i organizuar për të protestuar ngjarjet e fundit të terrorit në vend.

14 organizata joqeveritare që përfaqësojnë afërsisht 11 milionë persona të organizatave të punëdhënësve dhe punëtorëve si dhe të organizatave profesionale me qëllim të protestave kundër ngjarjeve në rritje të terrorit organizojnë mitingun me moton “Jo terrorit, po vëllazërisë”, ndërsa si slogani i mitingun do të jetë “Merre flamurin dhe eja”.

Pjesëmarrësit nga të katër anët e Turqisë do të takohen në Sheshin "Sihhiye" dhe do të marshojnë deri tek godina e parlamentit të parë që ndodhet në lagjen "Ulus" në Ankara.

Gjatë mitingut asnjë parti politike ose OJQ nuk do të mund të hapë pankartën e saj.

Në këtë miting ku do të përdoren flamuri turk dhe kapela me gjysmëhënë dhe yll do të vihet theksi në vëllazërinë përballë terrorit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme